Zbulohet nofka ofenduese që e dashura e re e Pique-s përdor për Shakirën

XING
Dhe pse ka kaluar pothuajse një vit që ndarja e bujshme e Gerard Pique dhe Shakirës, dyshja vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Kjo pasi as njëri dhe as tjetri duket se nuk e lënë njëri-tjetrin të qetë me thumba të njëpasnjëshëm.
Përpos tyre, tashmë kryefjalë është bërë dhe Clara Chia, e reja me të cilën Pique tradhtoi Shakirën. Ajo nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediat, por zbulohet se i ka vendosur Shakirës një nofkë shumë ofenduese, pasi kjo e fundit e quajti "mizë e ngordhur".
“Ajo dhe shoqet e saj e quajnë këngëtare, shtrigë dhe menopauzë. Dhe kjo erdhi pasi morën vesh se këngëtarja e quan Clarën “mizë e vdekur”, treguan burimet për mediat spanjolle.