Nga Bota, 31 Gusht 2022, 09:12

Zbulohet arsyeja pse Michael Jackson përdorte 19 identitete të rreme

XING

Zbulohet arsyeja pse Michael Jackson përdorte 19 identitete të rreme

Michael Jackson u nda nga jeta në qershor të vitit 2009. Jackson u gjet i vdekur në rezidencën e tij në Los Anxhelos. Vdekja u shkaktua nga një mbidozë e disa ilaçeve dhe çështja u mbyll si vrasje dhe mjeku i tij, Conrad Murray, u konsiderua përgjegjës për vdekjen e tij.

Së fundmi New York Post duke cituar dokumentarin e ri, që pritet të dalë në shtator, ka zbuluar se Jackson përdori 19 karta identiteti false për të marrë drogë.

Zbulohet arsyeja pse Michael Jackson përdorte 19 identitete të rreme

“Rrethanat që çuan në vdekjen e tij janë rezultat i disa mjekëve që e lejuan atë të diktonte kushtet e tij, të merrte ilaçet që donte, kur dhe ku donte. Të gjitha janë arsyeja që ai vdiq”, tha detektivi Orlando Martinez.

Sipas Ed Winter, mjek i kontesë së Los Anxhelosit, Jackson kishte krijuar 19 identitete të rreme. Kirurgu plastik Harry Glassman, deklaroi se këngëtari shkonte te disa mjekë për të blerë ilaçe dhe qetësues. Sipas tij, Michael është përgjegjës për vdekjen e tij, por sigurisht mori shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor.

Zbulohet arsyeja pse Michael Jackson përdorte 19 identitete të rreme