Nga Bota, 9 Nëntor 2022, 01:28

Wanda Nara shpërthen në lot dhe flet për tradhtinë e Icardit: I gjeta mesazhe

XING

Wanda Nara shpërthen në lot dhe flet për tradhtinë e

Wanda Nara ka folur për ndarjen nga Mauro Icardi e ftuar në një emision italian. “Më dhemb sepse jam një person që besoj në dashuri të përjetshme”, tha Wanda me lot në sy dhe më pas shtoi: “Por ndonjëherë jeta të befason dhe ne duhet të ecim përpara, gjithmonë të kërkojmë lumturinë dhe t’u tregojmë fëmijëve se çfarëdo që të ndodhë në jetë, duhet kërkuar gjithmonë lumturinë”.

Wanda Nara shpërthen në lot dhe flet për tradhtinë e

Wanda la të kuptohet se faktor i ndarjes ishte mosbesnikëria e lojtarit me aktoren China Suarez.

Wanda Nara shpërthen në lot dhe flet për tradhtinë e

“Në tetor të vitit të kaluar, të gjithë flisnin për një tradhti nga ana e Mauros”, i tha intervistuesi. “Po, dhe kjo varet: ka gra në Argjentinë që thonë se nuk ishte një tradhti”, u përgjigj Wanda. “Unë jam një grua shumë serioze. Gjeta disa gjëra që nuk më pëlqenin, disa mesazhe dhe filloi të ndryshojë pak”, tha ajo.

Wanda Nara shpërthen në lot dhe flet për tradhtinë e

"Mauro është një person që edhe nëse të dhemb, të thotë të vërtetën. Unë pothuajse gjithmonë debatoj me të për këtë, sepse ai është dikush që të thotë të vërtetën, edhe nëse të dhemb. Dhe më tha që kishte qenë me një person”, tregoi Wanda.