'Vishuni shpejt', policia ndalon brazilianet që po pozonin para kullës Eiffel me bikini

Dy modele braziliane pozuan këtë të hënë para Kullës Eiffel dhe shumë shpejt shkaktuan një stuhi reagimesh. Dy modelet kishin veshur kostumet e kuqe të banjës dhe pozuan para kullës, por u përballën me zemërimin e parisienëve. Policia e qytetit i paralajmëroi të mbulonin trupin menjëherë.
24-vjeçarja Gabriela Versiani dhe 27-vjeçarja Gabily po pozonin për të promovuar biznesin e tyre të rrobave të banjës. Përtej reagimeve të kalimtarëve, veprimi i modeleve u kritikua edhe nga ndjekësit e tyre online kur postuan imazhet në Instagram.
Në videot që u postuan dhe u bënë shpejt virale, modelet shihen duke hequr palltot e gjata të zeza, ndërsa një vajzë e tretë e veshur njëjtë i fotografon.
Kjo e fundit, e identifikuar si Vanessa Lopes, ka folur përmes llogarisë personale në Instagram për incidentin: “Për pak u arrestuam nga djemtë se bëmë një reklamë bikini dhe ata thanë se nuk mundemi. Unë u thashë se po e bëjmë sepse kemi një biznes me rroba banje".
Më pas ajo shtoi se policia i ka njoftuar se është e ndaluar të bëhen foto me rroba banje para Kullës Eiffel.