Nga Bota, 21 Shtator 2022, 09:36

Vijon skandali/ 'Ekspozoni Adam Levine', të tjera vajza nxjerrin mesazhet e papërshtatshme nga këngëtari

XING

Vijon skandali/ 'Ekspozoni Adam Levine', të tjera vajza nxjerrin

Skandali i Adam Levine me mesazhet flirtuese vazhdon. Atij po i zbulohen tradhtitë një pas një, teksa bashkëshortja e tij, supermodelja e Victoria's Secret është në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Vijon skandali/ 'Ekspozoni Adam Levine', të tjera vajza nxjerrin

Gjithçka filloi kur një modele e quajtur Sumner Stroh publikoi një TikTok në të cilin shpjegoi se ajo dhe Adam kishin një lidhje njëvjeçare që kishte përfunduar muaj më parë. (Lexo këtu) Mirëpo kjo u mohua kategorikisht nga këngëtari. Pas reagimit të tij, të tjera vajza kanë nisur ta ekspozojnë në rrjete sociale duke treguar se ai i ka ngacmuar me mesazhe. 

Vijon skandali/ 'Ekspozoni Adam Levine', të tjera vajza nxjerrin

Një komediane me emrin Maryka nisi lëvizjen "Ekspozoni Adam Levine", teksa publikoi vetë mesazhet e papërshtatshme që i kishte dërguar këngëtari.(Lexo këtu) Pas saj dy vajza të tjera kanë bërë të njëjtën gjë. Ish-mësuesja e tij e jogës, Alanna Zabel, pretendon se ai i ka dërguar një mesazh të pistë "Dua ta kaloj ditën lakuriq me ty" dhe se i ishte mburrur shokëve se si ajo kishte b*thën më të mirë në qytet. 

Zabel ka treguar se ky mesazh ishte lexuar nga i dashuri i saj i asokohe, i cili ishte bërë i dhunshëm dhe i kishte këputur kyçin e dorës. Mësuesja e jogës ka shtuar se në momentin që i ka treguar Adamit, ky i fundit e ka injoruar dhe e ka larguar nga turneu i tij i ardhshëm.

Vijon skandali/ 'Ekspozoni Adam Levine', të tjera vajza nxjerrin

Përpos saj, një vajzë tjetër Alyson Rose ka publikuar gjithashtu mesazhet flirtuese që i ka dërguar këngëtari duke iu bashkuar lëvizjes "Ekspozoni Adam Levine".

Vijon skandali/ 'Ekspozoni Adam Levine', të tjera vajza nxjerrin

Vijon skandali/ 'Ekspozoni Adam Levine', të tjera vajza nxjerrin
Alyson Rose
Vijon skandali/ 'Ekspozoni Adam Levine', të tjera vajza nxjerrin
Alanna Zabel
Vijon skandali/ 'Ekspozoni Adam Levine', të tjera vajza nxjerrin
Maryka