Nga Bota, 26 Prill 2022, 10:10

'Vajza jote po kujdeset për këtë drogaxhi të gjorë', dalin mesazhet e Johnny Depp me nënën e Amber Heard

XING

'Vajza jote po kujdeset për këtë drogaxhi të

Gjyqi mes Depp dhe Heard vazhdon. Në seancën e fundit avokati i Heard, Ben Rottenborn, lexoi një mesazh që Depp i kishte dërguar nënës së ndjerë të Heard, Paige Parsons më 19 gusht 2014.

'Vajza jote po kujdeset për këtë drogaxhi të

Në mesazhin e tij aktori 58-vjeçar e përshkruante veten si një “drogaxhi të gjorë”. 

'Vajza jote po kujdeset për këtë drogaxhi të

“E dashura ime Paige, sa i sjellshëm dhe i pastër ishte mesazhi yt. Jam shumë mirënjohës që të kam në jetën time. Nuk ka njeri më me fat në këtë tokë që të ketë forcën që Amber më jep mua dhe mbështetja e plotë e secilit prej jush individualisht që kam marrë ndihmon pa masë. Nuk kam nevojë t’ju shpjegoj tmerret. Ti e di po aq mirë sa unë. Ajo që duhet të dish është që vajza jote është kujdesur për këtë drogaxhi të gjorë e të vjetër. Nuk ka kaluar asnjë sekondë që ajo të mos kujdesej për mua ose të mos i ketë sytë nga unë për t’u siguruar që jam mirë. Fjalët janë vërtet të pakta në përpjekjen për të shpjeguar heroizmin e saj në një mesazh. Mjafton të them se kurrë nuk kam takuar, apo dashuruar, një grua më shumë. Ajo ka forcën e një mijë burrave dhe kjo i detyrohet askujt ose asgjëje përveç teje, zemër. Faleminderit. Unë të dua. Djali juaj”, shkruante ai.

'Vajza jote po kujdeset për këtë drogaxhi të

Mesazhi u dërgua gjashtë muaj përpara se Depp dhe Heard të martoheshin, në shkurt 2015. Ata u ndanë në vitin 2017. Paige Parsons ndërroi jetë në vitin 2020.

'Vajza jote po kujdeset për këtë drogaxhi të

'Vajza jote po kujdeset për këtë drogaxhi të