Ukraina fiton Eurovisionin, reagon presidenti Zelensky

XING
Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e Eurovisionit, ku fitoren e mori Ukraina. Vendi u përfaqësua nga grupi Kalush Orchestra me këngën “Stefania”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas fitores me anë të një postimi në rrjete.
“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën!
Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin!
Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe unë besoj – jo e fundit.
Do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupol.
E lirë, paqësore, e rindërtuar!
Faleminderit që fituat Kalush Orchestra dhe të gjithëve që votuan për ne!
Jam i sigurt se korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg.
Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram