15 Maj 2022, 08:23

Ukraina fiton ‘Eurovision 2022’

XING

Ukraina fiton ‘Eurovision 2022’

Ka mbaruar nata e madhe e garës së muzikës evropiane, ‘Eurovision 2022’. Fitues të ‘Eurovision 2022’ u zgjodhën grupi Kalush Orchestra nga Ukraina, të cilët përfaqësuan vendin e tyre me këngën “Stefania”.

Ata morën mjaftueshëm pikë nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse, por rezultati kaloi në epërsi kur u njoftuan votat e publikut, ku shteti ukrainas kishte marrë pikët më maksimale të mundshme nga votuesit mbarë-evropianë.

Për shumë fitorja e Ukrainës ka qenë e pritshme pasi është aluduar shpesh në rrjetet sociale se shtetet evropiane do të tregojnë një konsideratë të veçantë për shkak të krizës në Ukrainë.

Në vendin e dytë u rendit Mbretëria e Bashkuar e përfaqësuar nga Sam Ryder me këngën “Space Man” dhe në vendin e tretë Spanja, përfaqësuar nga Chanel me “SloMo”.

Në top pesëshe, janë gjithashtu Suedia – shtet i përfaqësuar nga Cornelia Jakobs me “Hold me closer” dhe Serbia, që u përfaqësua nga Konstrakta me këngën “In Corpore Sano”.