U kap mat duke u puthur me dy vajza, Piloti i Formula 1 i kërkon falje publike gruas

Piloti i Formula 1, Sergio Perez, është kapur në flagrancë duke kërcyer me dy vajza të ndryshme dhe duke shkëmbyer puthje me njërën prej tyre, pas triumfit në Çmimin e Madh të Monakos.
Mediat e kanë cilësuar këtë si një tradhti të dukshme. Sergio, i cili është i martuar me Carola Martinez ka reaguar duke i kërkuar falje publike bashkëshortes.
"Kam parë videot që kanë qarkulluar për mua dhe marr përgjegjësinë për këtë.
Ishte një situatë e keqe që nuk dija ta kontrolloja në lartësinë e personit që jam. Njerëzit e afërt me mua i dinë vlerat e mia dhe çfarë lloj personi jam. Për ata që më pyesin, unë dhe gruaja ime jemi më të bashkuar se kurrë. Dhe për ata që duan vetëm të na lëndojnë, ju uroj më të mirat. Faleminderit të gjithëve për dashurinë tuaj dhe u kërkoj falje të gjithë njerëzve që më duan sepse ato video nuk më përfaqësojnë mua, aspak. Nuk do të flasim më për këtë temë dhe do ta harrojmë. Faleminderit", ka deklaruar piloti.