Nga Bota, 8 Shtator 2022, 20:33

'Trishtimi më i madh', mbreti Charles flet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

XING

'Trishtimi më i madh', mbreti Charles flet pas vdekjes së

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta këtë të enjte në moshën 96 vjeçare. Djali i saj i madh, Charles ka marrë fronin dhe së fundmi ka reaguar për herë të parë.

Mbreti e ka cilësuar humbjen e së ëmës si trishtimin më të madh për të dhe për familjen e tij.

“Vdekja e nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është momenti i trishtimit më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime. Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një Sovrani të dashur dhe të një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, Mbretëritë dhe Commonwealth, dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën ”, thuhet mes të tjerash në një deklaratë zyrtare nga Pallati Buckingham.

'Trishtimi më i madh', mbreti Charles flet pas vdekjes së