22 Shtator 2022, 10:56

Thellohet skandali/ Një tjetër modele nxjerr mesazhet ngacmuese nga Adam Levine

XING

Thellohet skandali/ Një tjetër modele nxjerr mesazhet ngacmuese nga

Këngëtari i Maroon 5, Adam Levine vazhdon të përballet me akuza të shumta nga vajza të ndryshme të cilat pretendojnë se ai iu ka dërguar mesazhe të papërshtatshme ndërsa ishte i martuar me modelen e Victoria’s Secret, Behati Prinsloo. Dyshja vazhdojnë të jenë bashkë dhe Behati po pret fëmijën e tij të tretë.

Thellohet skandali/ Një tjetër modele nxjerr mesazhet ngacmuese nga
Ashley Russell

Së fundmi, një tjetër modele ka treguar për "Daily Mail" se Adam i ka dërguar mesazhe ngacmuese. Ashley Russell, 21 vjeç, është vajza e pestë që i është bashkuar lëvizjes "Ekspozoni Adam Levine".

Thellohet skandali/ Një tjetër modele nxjerr mesazhet ngacmuese nga

Ajo pretendon se Adam i ka shkruar në Mars të këtij viti duke e komplimentuar për format trupore, por i fshinte mesazhet sapo ajo i lexonte. Megjithatë modelja e fitnessit ka ruajtur disa prej tyre, ku mund të shihet se këngëtari i ka shkruar "A je në kolegj apo jo?", ndërsa pak më vonë: Dita e këmbëve. Më e rëndësishmja dhe më e lehta për t’u kapërcyer. Punë e mirë me këmbët. #angazhim.

"Ai tha se më gjeti nga faqja e tij “Discover” në Instagram sepse ai është i dhënë pas fitnessit dhe unë kam një llogari fitnessi. E dija që ishte e çuditshme, kështu që doja ta vazhdoja për të parë deri ku do shkonte. Kur i thashë se do të kapej duke bërë DM vajza si unë, ai më ndaloi së dërguari mesazhe”, ka thënë Ashley për Daily Mail.

Thellohet skandali/ Një tjetër modele nxjerr mesazhet ngacmuese nga

Thellohet skandali/ Një tjetër modele nxjerr mesazhet ngacmuese nga

Thellohet skandali/ Një tjetër modele nxjerr mesazhet ngacmuese nga

Thellohet skandali/ Një tjetër modele nxjerr mesazhet ngacmuese nga

Thellohet skandali/ Një tjetër modele nxjerr mesazhet ngacmuese nga

Burimi: Daily Mail