Nga Bota, 6 Dhjetor 2022, 20:33

Tha se Shaqiri dëgjon këngët e saj para ndeshjes, këngëtarja serbe reagon pas deklaratës: Është keqkuptuar

XING

Tha se Shaqiri dëgjon këngët e saj para ndeshjes,

Së fundmi bëri bujë deklarata e këngëtares serbe Maja Nikoliç pas ndeshjes Zvicër-Serbi. Mediat serbe shkruanin për një bisedë që supozohej se këngëtarja kishte zhvilluar me futbollistin e njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri.

“Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. U thashë mos më përshendesni rastësisht, deri sa të na kërkoni falje publike, turp të keni, unë jam patriote, si mund të më përshëndesni?”, tha Nikoliç. Megjithatë, pasi kjo deklaratë bëri bujë në media, ajo ka reaguar sërish duke thënë se deklarata e saj është nxjerrë nga konteksti.

Tha se Shaqiri dëgjon këngët e saj para ndeshjes,

“Ju lutem mos shkruani këto lajme të pavërteta. Mos më përfshini me njerëz të tillë. Unë nuk e njoh këtë njeri, ne kurrë nuk kemi pasur kontakte dhe nuk është e drejtë që të shkruhet për dikë që më ka telefonuar kur ne nuk jemi takuar kurrë. Mediat e kanë deformuar deklaratën time”, shkruan ajo.

Tha se Shaqiri dëgjon këngët e saj para ndeshjes,