Nga Bota, 17 Nëntor 2022, 15:43

'Ta harrojnë Kupën e Botës', Neymar zbulon bisedën me Messin dhe Mbappe

XING

'Ta harrojnë Kupën e Botës', Neymar zbulon bisedën

Neymar ka zbuluar në rrëfimin e fundit fjalët që u ka thënë Leo Messit dhe Kylian Mbappe në lidhje me Botërorin Katar 2022, që fillon të dielën e 20 nëntorit me sfidën Katar-Ekuador.

“Kupa e Botës është ëndrra ime më e madhe. Tani kam një mundësi tjetër dhe shpresoj ta realizoj. Kemi bërë shaka me Messin dhe Mbappe në lidhje me mundësinë e përballjes me njëri-tjetrin në finale. Unë u thashë atyre se do të bëhem kampion bote, kemi qeshur shumë me njëri-tjetrin. Të luash me Messin dhe Mbappe është një kënaqësi e madhe. Ata janë lojtarë të mëdhenj, por Botërorin dua ta fitoj unë. Mbappe e ka fituar, ndërkohë që Messi, i cili konsiderohet prej vitesh si më i miri në planet, e ka humbur një finale. Tani është radha ime për të fituar Kupën e Botës”, deklaroi Neymar./ Super Sport