Nga Bota, 5 Nëntor 2022, 13:37

Selena Gomez mund të mos bëhet nënë dhe zbulon arsyen pse

XING

Selena Gomez mund të mos bëhet nënë dhe zbulon arsyen pse

Selena Gomez ka dhënë një intervistë për revistën The Rolling Stones, ku gjatë bisedës ka rrëfyer disa situata të jetës së saj që publiku nuk i dinte dhe që e kanë bërë të afrohet më shumë me njerëzit. Një nga gjërat që e ka mërzitur më shumë Selenën është mundësia për të mos u bërë dot nënë, një ëndërr që ajo ka por që mund të mos e realizojë.

Selena Gomez mund të mos bëhet nënë dhe zbulon arsyen pse

“Shpresoj të jem e martuar dhe të jem nënë”, tha ajo në gusht.

Selena është duke marrë mjekim për shkak të çrregullimit bipolar dhe ilaçi që merr mund ta bëjë shumë të vështirë për të që të mbetet shtatzënë.

Selena Gomez mund të mos bëhet nënë dhe zbulon arsyen pse

“E kisha të vështirë të pranoja që isha bipolare, por duhej të mësoja të merresha me të sepse nuk do të largohej”, shpjegoi ajo.

Së shpejti Selena do publikojë dokumentarin e saj “Selena: My Mind & Me” ku flet për gjithçka, shëndetin e saj mendor dhe mënyrën se si është përballur me gjendjen e saj në lidhje me çrregullimin bipolar.

Selena Gomez mund të mos bëhet nënë dhe zbulon arsyen pse