Rrëfimi i Mia Khalifas: I dashuri im i parë më përdori si një lodër, më manipuloi

Që kur njoftoi tërheqjen e saj nga filmat për të rritur, Mia Khalifa është bërë një influencer në rrjete sociale, por ajo tashmë ishte e njohur nga shumë njerëz përpara se të hynte në Instagram. Mirëpo askush nuk e dinte historinë e saj.
Mia Khalifa, 30 vjeç ka rrëfyer së fundmi se si filloi një lidhje me një ushtarak në adoleshencë, e cila shumë shpejt u shndërrua në një marrëdhënie “toksike”.
Sipas Mia-s, djali e manipuloi atë dhe e trajtoi "si një lodër", pasi që në moshë të vogël i sugjeroi asaj të regjistronte materiale pornografike.
“Ishte një marrëdhënie në të cilën ndihem sikur shumë vajza hyjnë kur janë në adoleshencë”, pohoi ajo, duke e përshkruar personin si jashtëzakonisht abuziv.
Ish-aktorja e filmave për të rritur pohoi se sapo mbushi 18 vjeç u martua me të dhe në moshën 20-vjeçare iu bë presion.
“Nuk e doja veten, kështu që u lidha me dikë që më shihte lehtësisht të manipulueshme... por në të njëjtën kohë të etur për të kënaqur. Dhe ndihem çuditshëm duke e quajtur një lidhje, sepse dinamika nuk ishte ajo e një marrëdhënieje, ishte më shumë e dikujt që pa një lodër për të luajtur", tregoi Mia.
Sipas saj, ishte pikërisht partneri ai që e futi në botën e filmave për të rritur duke e inkurajuar.
"Ai ma vuri botën përballë dhe më inkurajoi. Konsensusi ishte: Do e bësh, do jetë e shkëlqyer. Kam marrë shumë vendime të gabuara që s'i kthej dot mbrapsht", tha Mia Khalifa.