Nga Bota, 10 Dhjetor 2022, 21:46

Ronaldo humbi ‘Kupën e Botës’, Georgina i kthehet trajnerit që e la në stol: Nënvlerësove lojtarin më të mirë

XING

Ronaldo humbi ‘Kupën e Botës’, Georgina i kthehet

Portugalia u eleminua sot nga “Kupa e Botës” teksa u mposht 1-0 përballë Marokut. Kjo ishte një humbje e madhe për Cristiano Ronaldon pasi futbollisti luajti Botërorin e tij të fundit.

Në ndeshjen e sotme Ronaldo u aktivizua në minutën e 51. Partnerja e tij, Georgina Rodriguez nuk e ka shprehur zhgënjimin ndaj trajnerit Fernando Santos që e la për aq gjatë në stol. Ajo ka bërë një status në rrjete sociale, ku mes të tjerash ka shkruar se trajneri nënvlerësoi lojtarin më të mirë dhe armën më të fortë.

"Sot shoku dhe trajneri yt mori një vendim të gabuar. Ai shok për të cilin ke respekt dhe e admiron. I njëjti që të futi në lojë, e pa si ndryshoi gjithçka, por ishte shumë vonë. Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë, armën më të fortë. Jeta na jep mësime. Sot nuk humbëm, por mësuam. Të adhurojmë", ka shkruar Georgina.

Ronaldo humbi ‘Kupën e Botës’, Georgina i kthehet