Rita Ora po martohet, detajet nga dasma private me regjisorin

XING
Rita Ora dhe Taika Waititi do të martohen. Siç raportohet çifti i ka propozuar njëri-tjetrit në të njëjtën kohë dhe kanë marrë vendimin të bëjnë një dasmë të thjeshtë sapo të marrin pushimet.
“Ata thjesht u afruan gjithnjë e më shumë dhe përfundimisht i thanë njëri-tjetrit pothuajse në të njëjtën kohë: ‘Unë dua të martohem me ty’. Është vërtet romantike”, tha një burim pranë çiftit.
Gjithashtu ata kanë planifikuar që ta bëjnë dasmën jashtë vendit dhe më vonë do të zhvillojnë një festë të madhe në Londër me të gjithë miqtë e tyre.