Rihanna prezanton për herë të parë të birin, videoja e adhurueshme bëhet virale në rrjet

XING
Rihanna u bë nënë për herë të parë në muajin Maj. Këngëtarja solli në jetë një djalë me partnerin e saj ASAP Rocky.
Përgjatë kësaj kohe dyshja e kishin mbajtur të fshehtë portretin e vogëlushit, por vetëm së fundmi Rihanna i ka prezantuar të gjithë me të.
Këngëtarja ka publikuar në Tik Tok një video të adhurueshme të të birit, teksa ai tenton të prekë telefonin me duart e tij të vogla. Videoja është bërë virale në rrjet teksa ka marrë menjëherë 12.6 milion views, 3.6 milion pëlqime dhe një numër të madh shpërndarjesh dhe komentesh.