7 Qershor 2022, 09:32

Princ Harry dhe Meghan Markle prezantojnë për herë të parë Lilibetin me botën

XING

Princ Harry dhe Meghan Markle prezantojnë për herë të

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë publikuar foton e parë të vajzës së tyre Lilibet duke i treguar portretin. Duka dhe dukesha kanë festuar ditëlindjen e saj të parë teksa foton e ka shkrepur miku i familjes, fotografi Misan Harriman.

Në foto Lilibet shihet duke buzëqeshur në një piknik që çifti organizoi në Frogmore Cottage në Windsor.

Princ Harry dhe Meghan Markle prezantojnë për herë të

Harry dhe Meghan thanë se ishin tepër të prekur nga urimet e ditëlindjes që morën për vajzën.

Lilibet lindi më 4 qershor 2021 në spitalin Santa Barbara Cottage në Kaliforni dhe u emërua për nder të Mbretëreshës Elizabeth II.

Princ Harry dhe Meghan Markle prezantojnë për herë të

Të premten, duka dhe dukesha bënë paraqitjen e tyre të parë publike në Britani që nga viti 2020, kur morën pjesë në një shërbim falënderimi për Mbretëreshën në Katedralen e Shën Palit. Me këtë rast, Mbretëresha pati dhe mundësinë të takonte stërmbesën e saj.