Pothuajse një vit pas ardhjes së tij në jetë, zbulohet emri i djalit të Rihannës

XING
Rihanna u bë nënë për herë të parë me 13 Maj të vitit 2022. Këngëtarja solli në jetë një djalë me partnerin e saj ASAP Rocky.
I vogli është pothuajse 1 vjec, por emri i tij është zbuluar vetëm së fundmi. "TMZ" raporton se dyshja e kanë quajtur vogëlushin RZA Athelston Mayers.
Djali i tyre mesa duket mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të grupit Wu-Tang. Kujtojmë se Rihanna është sërish shtatzënë.