28 Korrik 2022, 20:46

Po merr fund moda e të pasmeve të mëdha: Kim Kardashian vendos t’i zvogëlojë

XING

Po merr fund moda e të pasmeve të mëdha: Kim Kardashian vendos

Kim Kardashian ka vendosur të heq qafe të pasmet e saj të famshme sepse dëshiron të duket më e dobët, kanë pohuar miqtë e afërt të saj. Ylli i showbizit ka zbuluar se ajo ka ndaluar procesin e BBL. BBL është një procedurë kirurgjikale ku dhjami hiqet nga një zonë tjetër e trupit, ijet ose barku dhe injektohet në zonën e të pasmeve.

Po merr fund moda e të pasmeve të mëdha: Kim Kardashian vendos

“Kim kurrë nuk kishte implante, ishte një transferim dhjami në të pasmet e saj”, tha burimi. për The Sun. “Ajo nuk ka bërë më transferim të dhjamit dhe e ka lënë të zvogëlohet natyrshëm teksa humbet peshë”.

Po merr fund moda e të pasmeve të mëdha: Kim Kardashian vendos

Mediat e huaja shkruajnë se një vendim i tillë nga Kim Kardashian do të jetë fundi i epokës së të pasmeve të mëdha.

Po merr fund moda e të pasmeve të mëdha: Kim Kardashian vendos

Në vitin 2014, Vogue shkruante: “Jemi zyrtarisht në epokën e të pasmeve të mëdha”, duke përmendur Kim Kardashian apo Nicki Minaj. Në vitin 2015 deri në 2019 u rrit ndjeshëm numri i procedurave BBL. Nga viti 2019 deri në vitin 2020, në SHBA u pa një rritje prej 37% në zmadhimin e të pasmeve dhe në vitin 2021, BBL arriti kulmin e saj, si kirurgjia kozmetike me rritjen më të shpejtë në botë.

Po merr fund moda e të pasmeve të mëdha: Kim Kardashian vendos

Por a është gati të mbarojë epoka e BBL? Imazhet e fundit të Kim dhe Khloe Kardashian që tregojnë një fizik më të hollë dhe raport më proporcional të belit me të pasmet kanë ndezur thashethemet se dielli po perëndon në epokën e artë të BBL.