Pas 2 vitesh të ndarë, ribashkohet çifti i njohur i showbizit

XING
Janë ribashkuar Shawn Mendes dhe Camila Cabello. Çifti i dha fund marrëdhënies së tyre dy vjet më parë, por së fundmi janë fotografuar duke shkëmbyer puthje në buzë me njëri-tjetrin gjatë natës së parë të festivalit “Coachella 2023”.
Shawn, 24 vjeç dhe Camila, 26 vjeçare, u filmuan duke festuar së bashku dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.
Në një moment ata shihen edhe duke u puthur ç'ka konfirmon ribashkimin e tyre.
Kujtojmë që kënga e tyre "Senorita" ishte hit në 2019-n.