Ç'nuk tha për të, habit Amber Heard: E dua akoma Johnny Depp

XING
Amber Heard ka deklaruar në intervistën e fundit se ajo e do ende ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp. Aktorja 36-vjeçare foli edhe një herë për abuzimin që pretendon se pësoi nga ish-bashkëshorti i saj gjatë një interviste në emisionin "Today".
Heard këmbëngul se mungesa e lëndimeve të dukshme nuk do të thotë se pretendimet e saj ishin 'të rreme' ose një 'mashtrim'.
Aktorja tregoi gjithashtu planet e saj për të ardhmen, duke zbuluar se tani ajo planifikon të jetë një mama me kohë të plotë për vajzën e saj njëvjeçare Oonagh Paige.
Në fillim të këtij muaji, gjykata vendosi që Heard shpifi ndaj ish-bashkëshortit të saj duke publikuar një artikull në lidhje me aktorin si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.