Nga Bota, 25 Korrik 2022, 18:28

'Nuk kam kryer marrëdhënie prej vitesh', habit multi-miliarderi Elon Musk

XING

'Nuk kam kryer marrëdhënie prej vitesh', habit

Elon Musk ka mohuar marrëdhënien me Nicola Shanahan, gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin. Shefi i Tesla-s ka komentuar pas një artikulli të “Wall Street Journal” ku raportohej se miqësia mes tij dhe Brin kishte përfunduar për shkak të tradhtisë së supozuar.

'Nuk kam kryer marrëdhënie prej vitesh', habit

Musk e cilësoi artikullin si “broçkulla”. Më tej, ai shtoi se ka ende miqësi me Brin dhe madje “ishin së bashku në një festë mbrëmjen e kaluar”.

'Nuk kam kryer marrëdhënie prej vitesh', habit

“E kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë persona rrotull. Asgjë romantike”, shkruan Musk në Twitter.

“As nuk kam bërë seks prej shumë vitesh”, ka shkruar ai.

'Nuk kam kryer marrëdhënie prej vitesh', habit

Sipas “Wall Street Journal”, Elon kishte nisur një marrëdhënie me Nicole gjatë fundit të vitit të shkuar. Kjo nxiti Brin që të kërkonte divorcin pak kohë më parë duke i dhënë fund miqësisë midis dy miliarderëve të teknologjisë. Gjatë kohës së marrëdhënies së supozuar, çifti raportohet të ishin ndarë, por jetonin ende bashkë, ka rrëfyer një burim pranë tyre.

'Nuk kam kryer marrëdhënie prej vitesh', habit