Nga Bota, 8 Nëntor 2022, 01:16

Nuk bie dot nga pesha, Bebe Rexha tregon problemin shëndetësor nga i cili vuan

XING

Nuk bie dot nga pesha, Bebe Rexha tregon problemin shëndetësor nga i

Bebe Rexha ka rrëfyer se nuk mund të humbasë peshë trupore për shkak se vuan nga një problem shëndetësor. Artistja me origjinë shqiptare e me famë botërore ka bërë me dije se vuan nga sindroma e vezoreve policistike. Për këtë arsye, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.

Nuk bie dot nga pesha, Bebe Rexha tregon problemin shëndetësor nga i

“Sapo kuptova se kam sindromën e vezoreve policistike, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në një postim në Twitter.

Simptomat e këtij problemi shëndetësor janë aknet, mbipeshë, cikël menstrual i çrregullt dhe infertilitet. Shkaku i sindromës së vezores policistike nuk është kuptuar mirë, por mund të përfshijë një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. 

Nuk bie dot nga pesha, Bebe Rexha tregon problemin shëndetësor nga i

Bebe Rexha ka folur shpeshherë për peshën e saj. Me gjithë përpjekjet për të humbur peshë, përmes regjimit në ushqim dhe ushtrimeve në palestër, rezultatet kanë qenë të vogla për këngëtaren. Ajo madje doli publikisht me një video në vitin 2019, duke treguar se si të gjitha shtëpitë e mëdha të modës refuzuan të stilojnë fustanin e saj për në “Grammy Awards”.

Nuk bie dot nga pesha, Bebe Rexha tregon problemin shëndetësor nga i