Një grua transgjinore kurorëzohet për herë të parë 'Miss Portugalia'
XING

Për herë të parë një transgjinore është kurorëzuar Miss Portugalia dhe do të konkurrojë në El Salvador për titullin Miss Bota.
Konkursin e fitoi Marina Machete, 28-vjeçe, me profesion stjuardese.
“Jam krenare që jam transgjinorja e parë që pretendon titullin Miss Bota për Portugalinë. Për shumë vite nuk ishte e mundur të merrja pjesë dhe sot jam krenare që i përkas këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh”, tha Marina.

Në garë do të jetë edhe një transgjinore tjetër, Miss Holanda.
