22 Shtator 2022, 17:45

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak me bukurinë!

XING

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Tradhtitë kanë qenë kryefjala e mediave muajt e fundit. Përmendim këtu ndarjen e modeles Emily Ratajkowski (EmRata) nga bashkëshorti i saj, të cilin e quajti “tradhtues serial” dhe skandalin e tradhtisë së Adam Levine, i cili është i martuar me supermodelen e Victoria’s Secret, Behati Prinsloo.

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Si Emily, edhe Behati, dy vajza tepër të bukura, kujt do t’i shkonte mendja se do përfshiheshin në situata të tilla? Pas lajmeve për tradhti, në rrjete sociale ishin të shumta komentet: “Kur tradhtohet EmRata, unë s’kam shpresa” apo “Si mund të tradhtohet një supermodele si Behati”

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Epo, tradhtia nuk ka të bëjë aspak me bukurinë! Historia na e tregon me fakte këtë gjë. Mbretëresha Beyonce është tradhtuar. Një nga aktoret më seksi, Salma Hayek gjithashtu.

Ka shumë arsye pse njerëzit tradhtojnë dhe duhet thënë se faji nuk është i atij që tradhtohet, por problemet nisin tek tradhtari. Një studim i ri hedh dritë mbi motivimet e tradhtisë. Studimi përfshiu 495 persona. Pjesëmarrësit në studim pranuan se kishin tradhtuar në marrëdhënien e tyre dhe iu përgjigjën pyetjes themelore: Pse e bëtë? Nga analiza u zbuluan tetë arsye kryesore: zemërimi, vetëbesimi, mungesa e dashurisë, përkushtimi i ulët, nevoja për ndryshim, neglizhenca, dëshira seksuale dhe situata ose rrethana. 

Më poshtë vendosëm t’ju sjellim disa nga historitë e bujshme të tradhtive në Hollywood:

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson - Historia e tradhtive të basketbollistit filloi kur ai u shfaq në një video duke u mbajtur për dore një femër tjetër vetëm disa ditë para se Khloe Kardashian të lindte fëmijën e tyre të parë në 2018. Më pas tradhtitë ishin të njëpasnjëshme dhe u bënë publike në media. Khloe e ka falur disa herë Tristan, por duket se ai nuk vë mend. Teksa prisnin fëmijën e dytë këtë gusht, ai u kap sërish me një tjetër femër. 

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Ciara dhe Future - Ata patën një lidhje të bukur përpara se të përfundonte papritur për akuzat për tradhti. Reperi dhe këngëtarja fillimisht e shpallën lidhjen e tyre në vitin 2013 dhe pak kohë më pas u fejuan. Në janar 2014, Ciara zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e parë. Megjithatë, menjëherë pas lindjes, të dy u ndanë dhe u shfaqën thashetheme se Future e kishte tradhtuar gjatë shtatzënisë.

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Salma Hayek dhe François-Henri Pinault - Biznesmni francez u përfshi në një skandal tradhtie në vitin 2006. Ai la shtatzënë të dashurën e tij të atëhershme Salma Hayek dhe gjithashtu solli në jetë një fëmijë me Linda Evangelista. Evangelista zgjodhi ta mbante të fshehtë babain e fëmijës së saj derisa u paraqit në gjykatë në vitin 2011 për marrëveshjen e kujdestarisë.

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Jesse James dhe Sandra Bullock - Martesa e Sandra Bullock dhe Jesse James mori fund në mars 2010 kur u zbulua se manjati i motoçikletave kishte tradhtuar aktoren me striptisten Michelle McGee dhe disa femra të tjera. "Kurrë nuk e mohova. Mora përgjegjësinë e plotë. Edhe çfarë? Kështu kanë vepruar edhe miliona burra të tjerë", tha James në maj 2011. "Të jem i sinqertë, ishte e padrejtë për mua të isha edhe në një lidhje”.

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Eva Longoria dhe Tony Parker - Aktorja bukuroshe dhe lojtari i NBA-së, Tony Parker, u ndanë pas tre vitesh martesë në nëntor 2010. Eva zbuloi se Parker kishte shkëmbyer mesazhe personale me Erin Berry, një grua e një miku të përbashkët. “Evës i është thyer zemra nga tradhtia”, tha një burim i brendshëm asokohe. “Pasi i humbi besimi, martesa mbaroi”.

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Beyoncé dhe Jay-Z - Kur Beyoncé publikoi albumin Lemonade, ishte e qartë se martesa mes të dyve kishte vuajtur nga një lloj tradhtie. Albumi ishte i mbushur me referenca vizuale dhe muzikore për lidhjet jashtëmartesore dhe kjo u vërtetua kur Jay-Z publikoi albumin e tij në të cilin ai u kërkon falje Beyonce dhe vajzës së tij, Blue. 

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard u ndanë për shkak të tradhtisë së McClard. Fillimisht u tha se ai ishte tradhtues serial e më pas modela nisi të pëlqente statuset rreth ndarjes së tyre. Në një postim në Twitter shkruhej: "Vajza, si po e festojmë divorcin e Emratës". Ratajkowski gjithashtu pëlqeu një postim në Twitter ku thuhej: "Nuk mund ta besoj se ai kur*ar tradhtoi Emratan". 

Nga Behati, EmRata tek Beyonce, pse tradhtia nuk ka të bëjë aspak

Dhe tradhtia më e fundit e Adam Levine - Ishte modelja e Instagramit, Sumner Stroh, e cila ndau një video të TikTok duke pretenduar se ajo dhe Adam Levine kishin një lidhje teksa ai ishte ende i martuar me Behati Prinsloo. Pas saj, shumë vajza të tjera publikuan mesazhe që i dërgonte këngëtari./xing.al