Nga Bota, 26 Dhjetor 2022, 20:44

Neymar merr trofeun në emër të Pele: E bëri futbollin mbretërinë e tij

XING

Neymar merr trofeun në emër të Pele: E bëri futbollin

Ish-sulmuesi legjendar i Brazilit, Pele, është shpallur "Lojtari i Historisë" nga partneri zyrtar i FIFA-s në Kupën e Botës, Budweiser. Pele luajti në katër Kupa Botërore midis viteve 1958 dhe 1970, duke shënuar 12 gola në 14 ndeshje. Por prej më shumë se 2 javësh ai vazhdon të jetë i shtruar në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është shqetësuese.

Neymar merr trofeun në emër të Pele: E bëri futbollin

Ka qenë Neymar ai që ka marrë çmimin. Sulmuesi aktual i PSG-së ka shfrytëzuar rastin për të nderuar Pele.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Doja të ndaja me ju se jam ftuar nga Budweiser për të nderuar Pelen me trofeun “Lojtari i Historisë”. Është një nder të jem pjesë e këtij momenti”, tha Neymar, në një video të postuar në Instagram.

Përveç kësaj, braziliani ka postuar në llogarinë e tij personale një publikim të shoqëruar me tekstin e mëposhtëm, “Ai që e bëri futbollin mbretërinë e tij. Ai që në vend që të krijonte luftëra ndaloi një. Ai që përdori fuqinë e tij për të magjepsur botën. Ai që sfidoi sovranitetin.Ai që nderohej.Ai që bëri dinastinë e tij.Ai që frymëzoi rininë.Ai që ndërtoi një perandori.Ai që mbante të gjitha kupat e arta. Ai që nuk ishte thjesht njeriu i ndeshjes. Ai ishte më i miri i historisë”, thuhet në postimin e Neymar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Budweiser Brasil (@budweiser_br)