Nënë për herë të tretë, Britney Spears shtatzënë në moshën 40-vjeçare

XING
Diva e muzikës, Britney Spears është shtatzënë në moshën 40-vjeçare. Lajmin e bukur e dha vetë ajo përmes rrjeteve sociale.
"Humba shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui dhe tani i rifitova prapë. Thashë 'Oh Zot çfarë i ndodhi barkut tim?' Burri im tha 'Ke ngelur shtatzënë me ushqim'. Por unë bëra një test shtatzënie dhe mësova që do bëj një beb", shkroi Britney duke bërë të ditur se po kalon depresion perinatal dhe se do bëjë më shumë joga.
Britney ka dy djem: Jaden dhe Sean, me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline. Ndërsa pret të bëhet nënë për herë të tretë me të fejuarin, Sam Asghari.