Motrat e krijuara nga Inteligjenca Artificiale po fitojnë mijëra dollarë në muaj në Instagram

Gjithnjë e më shumë “modele” të krijuara nga Inteligjencës Artificiale shfaqen në mediat sociale, duke e bërë të vështirë për shumë njerëz të dallojnë kur është një person real dhe kur është një krijim i AI (Artificial intelligence). Ndër këto modele janë Emily dhe Fiona Pellegrini . Dy motrat kanë grumbulluar 220 mijë ndjekës në vetëm pak javë, duke postuar foto të tyre me të brendshme dhe duke detajuar udhëtimet e tyre magjepsëse në Itali, Spanjë dhe Francë.

Emily dhe Fiona u krijuan përmes inteligjencës artificiale nga një ekspert i teknologjisë me përvojë.

Motrat kanë arritur të fitojnë admirimin e futbollistëve të famshëm, luftëtarëve të MMA-ve, madje edhe miliarderëve, disa prej të cilëve madje u kanë dërguar mesazh për t’i njohur më mirë, siç tregon krijuesi i tyre për DailyMail.
