Modelja tifoze e zjarrtë: Do dal lakuriq në qytet nëse Napoli fiton Champions

Së fundmi modelja e OnlyFans Paola Saulino ka dalë me një premtim publik në rast se Napoli arrin të fitojë Champions League këtë sezon. Ajo ka zbuluar se do të parakalojë lakuriq me autobusë të hapur në qytet nëse ekipi i saj arrin të ngrejë trofeun e Champions League.
"Mund të raportoj se do të bëj diçka të çmendur. Do festoj duke hipur në një autobus të hapur nudo në majë të Napolit. Kjo është ajo që mund të bëj dhe kjo është ajo që mund të përballoj. Për të qenë e sinqertë, nuk mendoj se marrja me qira e një autobusi është gjëja më e shtrenjtë në botë. Mendoj se ndoshta do të kem 3000 euro dhe do të mund të kontaktoj me njerëz që mund të marrin me qira një autobus për mua ose ta ofrojnë këtë shërbim. Nuk do të kisha frikë nga asnjë ekip anglez. Tifozët anglezë gjithmonë mendojnë se skuadrat angleze janë më të mirat në botë dhe më pas goditen nga realiteti, siç ndodhi me Liverpool-in. Të them të drejtën, vetëm City më frikëson pak. Por ajo që po bëjmë në Serie A është e pabesueshme", tha për Dailystar 33-vjeçarja një tifoze e përjetshme e Napolit.