Mjaftuan këto foto dhe të gjithë po thonë se Dua ka nisur një lidhje të re

Dua Lipa po përflitet për një lidhje të re pas ndarjes nga Anwar Hadid. Këngëtarja, e cila aktualisht është në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, është parë në Portofino me drejtorin e markës Valentino, Yigit Turhan.
Dua po shijon disa ditë pushimi para se të vazhdojë me turneun dhe shfaqjet. Yigit po shoqëron këngëtaren dhe kaq është dashur të nisin thashethemet.
Në fillim të kësaj jave, Daily Mail publikoi foto të dyshes së bashku në shezllonet e diellit. Një ditë më vonë, Dua dhe Yigit u panë të veshur me këmisha ragbi Ralph Lauren me vija të ngjashme pranë pishinës së hotelit.
Megjithatë pavarësisht thashethemeve në media, nuk mund të flasim me siguri për një lidhje pasi Dua dhe Yigit janë parë dhe herë të tjera bashkë dhe gëzojnë një shoqëri shumë të mirë.