14 Dhjetor 2022, 17:30

Miss Kroacia e mërzitur pas humbjes: Argjentina nuk është skuadër e mirë, thjesht ne kishim një ditë të keqe

XING

Miss Kroacia e mërzitur pas humbjes: Argjentina nuk është

Dje ishte gjysmëfinalja e parë e Katarit 2022 mes Argjentinës dhe Kroacisë dhe si në çdo ndeshje të skuadrës së saj të zemrës, ish-Miss Kroacia Ivana Knoll ishte aty për ta ndjekur nga afër. Por në fund të ndeshjes ajo nuk ishte e buzëqeshur si në raste të tjera, pasi kombëtarja e vendit të saj u eliminua.

Në dalje të stadiumit “Lusail”, ku Kroacia humbi 3-0, modelja nuk e fshehu acarimin e saj dhe rrëfeu se ishte e pikëlluar për humbjen. Sipas saj Argjentina nuk është një ekip i mirë, por kroatët patën një ditë të keqe.

"Unë nuk mendoj se Argjentina është një ekip aq i mirë. Thjesht nuk patëm një ditë të mirë, por një ditë të keqe, kjo është e gjitha", tha modelja.

Miss Kroacia e mërzitur pas humbjes: Argjentina nuk është

Sot ajo ka publikuar në Instastory disa statuse ku shkruan se ndihet shumë e zhgënjyer dhe e mërzitur.

Miss Kroacia e mërzitur pas humbjes: Argjentina nuk është

"Si ndihem pas ditës së djeshme? Të them të drejtën, jam shumë e zhgënjyer dhe e mërzitur…por pastaj i them vetes: e imagjinon dot si ndihet Brazili tani pasi i eliminuam nga finalja dhe Argjentina është në finale. Mbani mend: Gjithmonë është dikush që vuan më shumë se ty", shkruan Ivana.

Miss Kroacia e mërzitur pas humbjes: Argjentina nuk është