Nga Bota, 21 Prill 2022, 20:45

Mike Tyson qëllon me grushta fansin në avion, video që po bën xhiron e rrjetit

XING

Mike Tyson qëllon me grushta fansin në avion, video që po

Boksieri i njohur, Mike Tyson është përfshirë në një incident në avion. Tyson është ndjerë i bezdisur nga një fans dhe ka nisur ta godasë me grushta. 

Burime për TMZ bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 e pasdites kur boksieri kishte planifikuar të udhëtonte nga Aeroporti i San Franciskos në Florida. Mike bëri një foto me fansin dhe ka folur me të. Por më pas situata ka agravuar duke bërë që Mike të gjuante me grushta. 

Mike Tyson qëllon me grushta fansin në avion, video që po

Në pamjet filmike shihet djali i gjakosur dhe sipas burimeve për TMZ ai ka marrë ndihmën mjekësore. Djali ka bërë një kallzim në polici.