Mia Khalifa zbulon tre futbollistët e saj të preferuar

XING
Mia Khalifa, e cila njihet në mbarë botën për kohën e saj në industrinë e filmave për të rritur, ka treguar gjithmonë një interes të madh për sportin. 29-vjeçarja me origjinë libaneze në një paraqitje në kanalin në YouTube AFTV, ku foli me prezantuesin Robbie Lyle, iu kërkua të emëronte tre futbollistët e saj të preferuar që luajnë tani.
Mia e ndryshoi pak përgjigjen e saj dhe zgjodhi të emërojë tre futbollistët e saj të preferuar të të gjitha kohërave, me legjendën e Manchester United, David Beckham si zgjedhjen e saj të parë.
Për të kompletuar top treshen, Khalifa shkoi me legjendën franceze Zinedine Zidane dhe mesfushorin aktual të Celtic, Aaron Mooy.