Mesut Özil dhe aktorja e njohur turke bëhen prindër për herë të dytë

XING
Mesut Özil dhe aktorja e njohur turke, Amine Gulse janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti janë bekuar sërish me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ela.
Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë futbollisti duke publikuar foton e vogëlushes së porsalindur. “Mirë se erdhe në botë princesha jonë e vogël Ela”, shkroi Özil.
Çifti ka edhe një vajzë me emrin Eda, e cila erdhi në jetë në 2020.
Në një intervistë pak kohë më parë, aktorja turke shprehu dëshirën që vajzën në të ardhmen ta bëjnë me një vëlla. “Ajo po rritet kaq shpejt, dua të përjetoj çdo moment. Ne duam pesë fëmijë, por Allahu e di më së miri. Ndoshta jo pesë, por duam që vajza jonë të ketë një vëlla”, ka thënë Amine.