20 Shtator 2022, 14:26

Meghan Markle kërkon takim kokë më kokë me Mbretin Charles, kërkesa e guximshme e saj

XING

Meghan Markle kërkon takim kokë më kokë me Mbretin Charles,

Një takim “kokë më kokë” me Mbretin Charles thuhet se është kërkuar nga Meghan Markle përpara se ajo të kthehet në Kaliforni me Harry-n. Meghan po përpiqet të shërojë plagët e hapura me familjen mbretërore, ka pohuar një gazetar, që merret me "thashethemet” e Buckingham".

Neil Sean tha se kishte dëgjuar nga një “burim shumë i mirë” se aktorja amerikane kishte dërguar një letër duke kërkuar një bisedë kokë më kokë me mbretin e ri të Britanisë. Sean pretendon se Meghan dëshiron të rregullojë raportet sa më shpejt të jetë e mundur pasi çifti do kthehet në SHBA për të parë fëmijët e tyre Archie, tre vjeç dhe Lilybet, një vjeç.


Meghan Markle kërkon takim kokë më kokë me Mbretin Charles,
“Ajo do të donte që tani, para se të kthehen në Kaliforni, të ketë një takim privat me Mbretin Charles III,” tha Sean. “E drejtë…Meghan dëshiron një takim kokë më kokë me mbretin Charles. Ju dëgjuat drejt. Është një lëvizje shumë e guximshme nga vetë Meghan”, shtoi Sean.

Meghan Markle kërkon takim kokë më kokë me Mbretin Charles,