Meghan Markle: Kam tentuar të vetëvritem kur isha shtatzënë

Meghan Markle ka tregar se dikur kishte menduar vetëvrasjen teksa ishte shtatzënë me djalin. Teksa ishte e ftuar së bashku me Harry-n në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Ripple of Hope”, Meghan dha një mesazh të fortë. Duka dhe Dukesha e Sussex-it morën çmimin për të drejtat e njeriut Robert F. Kennedy për nder të qëndrimit të tyre "heroik” kundër racizmit brenda familjes mbretërore. Meghan, 41 vjeç, u pyet pse vendosi të fliste për atë kohë në jetën e saj gjatë intervistës së saj dhe të Princit Harry në 2021 me Oprah.
Sipas Page Six, Meghan Markle i tha publikut: “Nuk dua që askush të ndihet vetëm. Dhe kur keni kaluar çdo gjë që është e vështirë, veçanërisht vitet e fundit me karantinën dhe COVID, është në rritjr numri i njerëzve që kanë atë lloj përvoje por mund të mos e shprehin. Ne të gjithë kemi nevojë, kur mundemi, nëse ndihemi mjaft të guximshëm, të flasim sinqerisht për përvojën tonë. U jep të tjerëve hapësirën dhe kurajon për të bërë të njëjtën gjë, por më shumë që të ndihen vërtet sikur nuk janë vetëm, sepse mendoj se shpesh mund të jetë pengesa më e madhe kur ndihesh kështu, nuk mund të shohësh një rrugëdalje.”, tha Meghan.
Meghan Markle pranoi se kishte mendime për vetëvrasje kur ishte shtatzënë me djalin Archie, duke thënë gjatë intervistës së Oprah 2021: “Më vinte shumë turp ta them dhe t’ia pranoja Harry-t, sepse e di sa shumë humbje ka pësuar. Por e dija nëse nuk e thosha, do ta bëja. Thjesht nuk doja të jetoja më”.