Nga Bota, 18 Shkurt 2023, 18:14

Megan Fox i kap mesazhe me tjetër të fejuarit

XING

Megan Fox i kap mesazhe me tjetër të fejuarit

Megan Fox dyshohet se gjeti mesazhe në telefonin e të fejuarit Machine Gun Kelly, gjë që e bëri atë të besonte se ai kishte një lidhje tjetër. Çifti u përfol për ndarje, por së fundmi u panë prapë bashkë pasi kanë vendosur të shkojnë në një zyrë këshillimi për të shpëtuar lidhjen e tyre. Aktorja 36-vjeçare e Transformers nuk po heq dorë nga lidhja e saj me reperin 32-vjeçar.

Një burim i Page Six pretendon se Megan kishte gjetur mesazhe në telefonin e MGK-së, të cilat e kishin shtyrë atë të ‘besonte se ai kishte një lidhje tjetër. Një burim tha: “Ata janë ndarë, por dëshiron të shohë nëse mund ta shpëtojnë marrëdhënien e tyre”.

Burimi shpjegoi: “Megan është ende e mërzitur, por nuk po heq dorë nga lidhja e tyre”.

“Ai ndihet në të njëjtën mënyrë. Ata po marrin ndihmë profesionale sepse duan që gjërat të funksionojnë”.