Nga Bota, 13 Prill 2022, 15:51

'Më rridhnin lotët', Jennifer flet për momentin e propozimit nga Ben Affleck: Ishte gjëja më romantike

XING

'Më rridhnin lotët', Jennifer flet për momentin e

Pak ditë më parë Jennifer Lopez mori vëmendjen e të gjithëve, teksa u shfaq në publik më një unazë diamanti në gisht. Partneri i saj, Ben Affleck i ka propozuar për martesë pas shumë vitesh të ndarë.

'Më rridhnin lotët', Jennifer flet për momentin e

Së fundmi, në “onthejlo.com”, Jennifer ka treguar detaje nga momenti magjik. Ajo ka thënë se propozimi ka qenë i papritur për të, por gjëja më romantike që i është bërë ndonjëherë.

'Më rridhnin lotët', Jennifer flet për momentin e

“Të shtunën në mbrëmje, në vendin tim më të preferuar (vaska), dashuria ime e bukur u ul në gjunjë dhe më propozoi. Për mua ishte tërësisht e papritur dhe thjesht e pashë në sy, buzëqesha dhe nisa të qaj duke menduar në kokën time sesi pas 20 vitesh, kjo po ndodhte sërish. Nuk i ktheva përgjigje fare, por ai e kuptoi dhe tha: “Ta marr si ‘Po'”? Patjetër që ishte një po!

Isha kaq e lumtur sa lotët më rridhnin në faqe. Nuk kishte asgjë luksoze tek ai propozim, por ishte gjëja më romantike që mund të imagjinoja ndonjëherë. Ishte një mbrëmje e qetë e një të shtune në shtëpi, kur dy njerëz premtuan se do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Dy njerëz me shumë fat, që i erdhi një shans i dytë për të përjetuar dashurinë e vërtetë!”, ka treguar Jennifer.

'Më rridhnin lotët', Jennifer flet për momentin e

'Më rridhnin lotët', Jennifer flet për momentin e

'Më rridhnin lotët', Jennifer flet për momentin e