'Mbyllesha në tualet', Johnny Depp tregon detaje nga dhuna e Amber Heard

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdon e çifti ka bërë akuza shokuese ndaj njëri-tjetrit. Depp e ka akuzuar Heard për komente nënçmuese të cilat përfundonin në debate dhe dhunë.
Ai tregoi se si ish-gruaja e ka goditur me shishe alkooli dhe për pasojë ka kërkuar ndihmë mjekësore për një gisht të prerë.
Johnny tregoi se në disa raste mbyllej në tualet për t’i shpëtuar sulmeve të dhunshme të Amber Heard. Ai tha se pjesë të dhunës kanë qenë shuplaka, shyrje, hedhja e telekomandës së televizorit ose një gotë vere në fytyrë nga Heard.
“Kishte raste kur shkoja dhe mbyllesha në tualet ose në një vend ku ajo nuk arrinte dot”, tha aktori.
“Pse qëndrova? Unë qëndrova sepse edhe babai im qëndroi (me nënën time)… Unë nuk doja të dështoja. Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte. Mendova se ndoshta mund ta ndihmoja”, shtoi më tej ai.
Akuza për dhunë kanë ardhur edhe nga Amber e cila akuzoi Depp se e ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht në shumë raste.