Martohet në fshehtësi këngëtarja e njohur

XING
Këngëtarja australiane Sia u martua me të dashurin Dan Bernad në një ceremoni romantike me qirinj në Villa Olivetta të Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana në Portofino, Itali, gjatë fundjavës, sipas revistës People.
Gazeta përmendi se gjatë ceremonisë ishin të pranishëm gjithsej gjashtë të ftuar, duke përfshirë nusen dhe dhëndrin.
Sia kishte veshur një fustan sirenë me dantella, ndërsa bashkëshorti i saj zgjodhi një smoking me ngjyrë të çelur me një këllëf mëndafshi dhe papion.
Çifti e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre. Deri më sot, ata kanë postuar vetëm një foto në Instagram të tyre së bashku.