'Le nam, kur do vishesh mirë?', fansat kritikojnë Shakirën për fustanin

Shakira fitoi çmimin Femra e Vitit në eventin Billboard Latin Women in Music 2023. Për këtë rast, këngëtarja kolumbiane zgjodhi një fustan të zi të shkurtër pa mëngë të dizajnuar nga stilisti gjeorgjian David Koma.
Shakira nuk shkoi në tapetin e kuq dhe as nuk pozoi para kamerave me të mbërritur në event, por të gjithë sytë ishin tek ajo kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dorëzuar nga Maluma.
Fustani i shkurtër i zi dhe rripa lëkure në dekolte dhe buzë fundit kushton 960 dollarë dhe është pjesë e koleksionit 2023 të stilistit. Shakira e kompletoi look-un e saj me një palë platforma Versace Salon Tempest, me një vlerë prej 1735 dollarësh.
Shakira mori shumë kritika për mungesën e elegancës së saj në pjesëmarrjen në këtë event.
“O Zot, kur do të vishet mirë kjo grua? Sa e bukur është dhe vishet e rregullohet gjithmonë keq”, "La nam", shkruajnë komentuesit.