Nga Bota, 26 Gusht 2022, 15:16

Kylie Jenner injoron keq fansen, ndjekësit e kryqëzojnë

XING

Kylie Jenner injoron keq fansen, ndjekësit e kryqëzojnë

Kylie Jenner po kritikohet ashpër për qëndrimin e saj ndaj një fanseje që shkoi të bënte foto me të. Ylli i "Kardashians" po përballet me reagime në internet pasi kjo video u bë virale.

Gjithçka ndodhi në prezantimin e koleksionit të Jenner's Kylie Cosmetics' Lip Kits në Los Angeles të mërkurën. Producentja me bazë në LA, Alexa May Rhodes, postoi një video ku shihet duke iu afruar Jennerit, por miliarderja nuk bëri kontakt me sy me të dhe thuajse e injoroi gjatë gjithë kohës që po shkrepnin foto.

Video bëri që qindra fansa të komentonin të zemëruar.

"Ajo nuk dukej aspak e lumtur," komentoi një përdorues.

“Asnjë përqafim, një buzëqeshje apo edhe një fjalë?, ka shkruar një tjetër.

“Mund të tregoni se sa shumë dashuri ka për fansat e saj,” tha dikush tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexa May Rhodes (@alexamayrhodes)