10 Janar 2023, 15:36

'Kanë futur në shtrat djallin', Harry bën deklarata të forta ndaj njerkës, Camilla

XING

'Kanë futur në shtrat djallin', Harry bën deklarata

Princ Harry së fundmi në një intervistë për 60 Minutes, ka folur për njerkën e tij, Camilla, duke e quajtur një djall. Harry tha se anëtarët e familjes mbretërore kanë futur në shtrat djallin, referuar Camilla-s, duke shtuar se gjithçka shfaqet në media bëhet për çështje imazhi.

'Kanë futur në shtrat djallin', Harry bën deklarata

Në librin e tij “Spare”, princi ishte shprehur se nuk e kishte pranuar martesën e Camilla-s me babain e tij. Sipas Harry-t të njëjtin qëndrim mbante dhe vëllai i tij Princi William.

'Kanë futur në shtrat djallin', Harry bën deklarata

“Menjëherë pas takimeve tona me të, ajo filloi lojën e saj. Qëllimi i saj ishte martesa dhe absolutisht Kurora. Në të gjitha gazetat u shfaqën detaje të bisedave të saj me Willie por asnjë prej tyre nuk ishin të vërteta. Ajo ishte personi i tretë në martesën e prindërve të mi, synimet e saj ishin të rregullonte imazhin”, tha Harry. Sipas tij, pas vdekjes së princeshës Diana, Camilla krijoi lidhje të ngushta me shtypin britanik.