Justin Timberlake nuk i rrinë duart, momente intime me bashkëshorten gjatë pushimeve

XING
Justin Timberlake dhe Jessica Biel ndodhen me pushime në Sardenjë. Çifti u fotografua në disa momente intime kur Timberlake i dhuronte puthje bashkëshortes dhe i prekte të pasmet.
Justin Timberlake dhe Jessica Biel kanë gati 10 vite bashkë dhe duken të dashuruar si ditën e parë.
Biel kishte veshur bikini leopardi dhe një kapele të zezë ndërsa Timberlake kishte veshur bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe pantallona noti jeshile, të cilat i kombinoi me një kapele jeshile.
Justin Timberlake dhe Jessica Biel kanë dy djem, Silas dhe Phineas.