16 Dhjetor 2022, 11:27

‘Ishte e tmerrshme’, Princ Harry nxjerr prapaskenat e takimit familjar pas largimit nga mbretëria: William po më ulëriste

XING

‘Ishte e tmerrshme’, Princ Harry nxjerr prapaskenat e takimit

Netflix publikoi të enjten pjesën e dytë të serialit dokumentar "Harry & Meghan", i cili fokusohet në daljen e Dukës dhe Dukeshës së Sussex nga jeta mbretërore. Në episodet e fundit çifti ka folur për "Samitin e Sandringhamit", ose takimin e thirrur nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth II pas njoftimit për largimin e tyre.

‘Ishte e tmerrshme’, Princ Harry nxjerr prapaskenat e takimit

Dyshja kanë zbuluar se Meghan ishte lënë jashtë këtij takimi. "Imagjinoni të bëhet një bisedë rreth të ardhmes tuaj në një tavolinë të rrumbullakët dhe ju si mama, si grua dhe si objektivi i gjëse, të mos jeni e ftuar për t'u ulur në atë tryezë", është shprehur aktorja 41 vjeçare teksa Harry ka shtuar: Ishte shumë e qartë për mua që ata e kishin planifikuar që ti të mos ishe aty.

Sipas Harry-t, takimi 90-minutësh, i cili u zhvillua pesë ditë pasi Duka dhe Dukesha e Sussex publikuan deklaratën e tyre të largimit, ishte me mbretëreshën, princin e atëhershëm Charles dhe William. 

“Unë hyra me të njëjtin propozim që kishim bërë tashmë publikisht, por sapo arrita atje m’u dhanë pesë opsione – një "të mos largoheshim nga mbretëria, pa ndryshim", të tjerat "të gjitha jashtë mbretërisë". Zgjodha opsionin tre në takim – gjysmë brenda, gjysmë jashtë. Të kemi punët tona, por edhe të punojmë në mbështetje të Mbretëreshës”, ka treguar ai.

‘Ishte e tmerrshme’, Princ Harry nxjerr prapaskenat e takimit

Duka i Sussex ka shtuar se vendimi i tij nuk ishte pritur aspak mirë nga i vëllai, Princi William. Ai pretendon se William i kishte bërtitur dhe ulëritur përgjatë takimit. 

"Ishte e tmerrshme të kisha vëllain tim duke më bërtitur dhe ulëritur, babain tim duke thënë gjëra që nuk ishin të vërteta, ndërsa gjyshja thjesht qëndronte ulur dhe po i pranonte të gjitha", ka thënë Harry në dokumentar.

‘Ishte e tmerrshme’, Princ Harry nxjerr prapaskenat e takimit

‘Ishte e tmerrshme’, Princ Harry nxjerr prapaskenat e takimit