Çifti i famshëm i showbizit bëhen prindër për herë të tretë

XING
Modelja e njohur Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend janë bërë prindër për herë të tretë. Chrissy ka sjellë në jetë fëmijën dhe këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari në një koncert privat të mbajtur së fundmi.
“Çfarë dite e bekuar”, u tha ai fansave për lajmin e bukur.
Këngëtari shtoi se ndërsa nuk ka fjetur shumë ai ndihet energjik pasi ka kaluar shumë kohë në spital.
Chrissy njoftoi se ishte sërish shtatzënë në Instagram gjatë gushtit, duke postuar një foto me barkun e rrumbullakosur. Lajmi i lumtur erdhi gati dy vjet pasi ajo dhe John humbën djalin e tyre Jack. Ajo më vonë zbuloi se vdekja e djalit të saj të ndjerë ishte rezultat i një aborti që i shpëtoi jetën.