Nga Bota, 19 Tetor 2022, 23:04

Icardi lë nam, tenton të hyjë në hotelin ku qëndron Wanda, ndërhyn policia

XING

Icardi lë nam, tenton të hyjë në hotelin ku qëndron

Historia mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara është bërë si një telenovelë me drama ku presim çdo ditë nga një të re. Icardi duket se nuk e pranon ndarjen dhe së fundmi është bërë sërish kryefjalë e mediave me veprimin e fundit. 

Icardi lë nam, tenton të hyjë në hotelin ku qëndron

Ai fluturoi fluturoi nga Turqia në Argjentinë për të takuar partneren e tij. Nuk dihet çfarë kishte në mendje të bënte sulmuesi argjentinas, por rojet e sigurisë së hotelit dhe më pas policia vëndase, nuk e kanë lejuar Icardin të futet brenda ambienteve të hotelit.

Icardi lë nam, tenton të hyjë në hotelin ku qëndron

Sulmuesi i klubit turk ka mohuar se është ndalur nga autoritetet përkatëse për të hyrë në hotel, por faqja argjentinase “Gossipeame” ka nxjerrë pamje të cilat kanë hedhur poshtë pretendimet e Mauro Icardit. Media në fjalë ka bërë të ditur se ka qenë Wanda ajo që ka njoftuar policinë.