Nga Bota, 10 Dhjetor 2022, 16:52

I shkatërruar psikologjikisht, Neymar reagon pas humbjes me Kroacinë: Disfata që më ka dhembur më shumë

XING

I shkatërruar psikologjikisht, Neymar reagon pas humbjes me Kroacinë:

Neymar ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale pas humbjes me Kroacinë. Ai ka bërë një postim prekës në rrjete sociale ku e konsideron si humbjen që i ka dhembur më shumë.

Futbollisti është shfaqur i shkatërruar psikologjikisht teksa thekson me bindje se do ndjejë dhimbje për një kohë shumë të gjatë.

"Jam i shkatërruar psikologjikisht. Kjo ishte padyshim disfata që më ka dhembur më shumë, një disfatë që më paralizoi për 10 minuta, ndërsa më pas shpërtheva në lot pa pushim. Fatkeqësisht do të dhembë për një kohë shuuuumë të gjatë. Ne luftuam deri në fund dhe jam krenar për bashkëlojtarët e mi sepse nuk mungoi as përkushtimi as dedikimi. Ky grup e meritonte, ne e meritonim, BRAZILI e meritonte...por ky nuk ishte vullneti i Zotit! Ja vleu çdo sakrificë për të ndjerë dashurinë e secilit në fushë. Faleminderit për mbështetjen tuaj për skuadrën tonë! Fatkeqësisht nuk funksionoi...do të dhembë për një kohë shumë, shumë të gjatë. Faleminderit për gjithçka Zoti im! Më ke dhënë gjithçka dhe nuk mund të ankohem për asgjë! Thjesht faleminderit që kujdesesh për mua. I gjithë nderi dhe lavdia janë gjithmonë për ty, pavarësisht nga rrethanat!", ka shkruar futbollisti. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NJ ???????? (@neymarjr)